Punëtorët e "Moravicës" protestojnë para komunës së Preshevës
Lokale

Punëtorët e "Moravicës" protestojnë para komunës së Preshevës

27.Apr.2017 12:39
0
Punëtorët e ndërmarrjes publike "Moravica" në Preshevë kanë protestuar para objektit të komunës në shenjë revolte për shkarkimin e drejtorit të këtij institucioni, Gazmend Aliu, shkruan Titulli.com.

Punonjësit kanë nënshkruar dhe dorëzuar peticionin qeverisjes lokale në Preshevë përmes së cilës shprehen pakënaqësitë për mos ndërrimin e drejtorit të deritanishëm.

Gazmend Aliu, tani më i shkarkuar nga pozita e drejtorit të “Moravicës”, para disa ditëve së bashku me përfaqësuesit e pushtetit lokal në Preshevë mori pjesë në aksionin për mbjelljen e fidane nëpër rrugët e qytetit./Titulli.com/

 

Trupi Koordinues do të vazhdoj përkrahjen ndaj komunave Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë
Partitë shqiptare në Bujanoc, marrin 105 mijë dinarë nga buxheti i komunës
Registration Login
Sign in with social account
or
Remember Me Lost your Password?
Registration Login
Sign in with social account
or
With registration you can comment on post.
Registration Login
Registration